Overview

Human Resources Officer Jobs in Pristina, District of Pristina, Kosovo at Gorenje Department Store KS

Title: Human Resources Officer

Company: Gorenje Department Store KS

Location: Pristina, District of Pristina, Kosovo

KONKURS PUNE

GORENJE DEPARTMENT STORE – Prishtinë, Veternik

Pozita: Zyrtar/e për Burime Njerëzore (HR Officer)



Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një profesionisti/eje të motivuar dhe të organizuar për pozitën Zyrtar/e për Burime Njerëzore, i/e cili/a do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve të Burimeve Njerëzore dhe administrimit të stafit.

Përgjegjësitë Kryesore:

·        Menaxhimi dhe administrimi i kontratave të punës, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi;

·        Koordinimi i proceseve të rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit (onboarding) të punonjësve të rinj;

·        Menaxhimi i evidencës së pushimeve, mungesave dhe orarit të punës;

·        Përditësimi dhe mirëmbajtja e databazës së punonjësve në sistemet HR;

·        Përgatitja e raporteve mujore dhe statistikave të stafit;

·        Regjistrimi, aktivizimi dhe pasivizimi i punonjësve në sistem;

·        Koordinimi dhe përgatitja e dokumentacionit për procesin e pagave;

·        Mbështetja e menaxhmentit në çështje që lidhen me burimet njerëzore dhe administratën e personelit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

·        Minimum 3 vite përvojë pune në fushën e Burimeve Njerëzore;

·        Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;

·        Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe procedurave administrative;

·        Aftësi të shkëlqyera organizative komunikuese dhe menaxhuese të dokumentacionit;

·        Njohuri të avancuara në MS Office (Excel, Word, Outlook);

·        Përvojë me sisteme HR dhe payroll konsiderohet avantazh;

·        Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në emailin: [email protected]

Për më shumë informacione kontaktoni në këtë numrër të telefonit: 049 777 752

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.